Barcelona në epërsi, Suarez me gol fantastik - Gazeta Express
string(21) "barcelona-ne-epersi-2"

Barcelona në epërsi, Suarez me gol fantastik

Gazeta Express

05/07/2020 22:19

Barcelona është duke e mposhtur 2-1 Villarrealin.

Ndeshja u zhbllokua herët, me Antoine Griezmann që u gjend mirë në zonë, por në fund topin në rrjet e dërgoi kundërshtari, duke realizuar autogol, Pau Torres, në minutën e tretë.

Lexo Edhe:

Por, vendasit reaguan menjëherë dhe pas një kundërsulmi në minutën e 14’, Gerard Moreno realizoi për 1-1.

Megjithatëm Barça e riktheu shpejt epërsinë, duke realizuar për 2-1 me anë të Luis Suarez, në min e 20′.

Kështu siç qëndron rezultati Barcelona i është afruar në 4 pikë Real Madridit, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit, raporton Gazeta Express.