Barcelona mund ta shesë Dembelen për vetëm 50 milionë euro - Gazeta Express
string(58) "barcelona-mund-ta-shese-dembelen-per-vetem-50-milione-euro"

Barcelona mund ta shesë Dembelen për vetëm 50 milionë euro

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 10:18

Barcelona mund të detyrohet ta shesë Ousmane Dembelen për vetëm 50 milionë euro këtë verë, megjithëse i pagoi hiç më pak se 135 milionë euro për ta afruar atë nga Borussia Dortmundi vite më parë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron ta mbajë anësorin francez Dembele në klub, duke e bindur që ta vazhdojë marrëveshjen me klubin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marrëveshja e Dembeles me Barçën mbaron në verën e vitit 2022, kur do të ishte i lirë të largohej falas nga Camp Nou.

Prandaj, Laporta dëshiron ta shmangë një gjë të tillë, ose duke e bindur 24-vjeçarin ta vazhdojë marrëveshjen me klubin, ose duke e shitur për një çmim të paktën 50 milionë euro, sipas Mundo Deportivos, gazetës së afërt me klubin katalonas.

Shuma prej 50 milionë eurove është e ulët kur e mendon se Barcelona ia pagoi 135 milionë euro Dortmundit kur e mori francezin nga Bundesliga në vitin 2017.

Por duke parë se kontrata e tij e tanishme mbaron pas një viti, klubi nuk do të dëshironte ta humbiste pa asnjë qindarkë.

Juventusi ka bërë përpjekje ta joshë Dembelen, ndërsa Paris Saint-Germaini synon ta marrë falas në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/