Barcelona nuk pritet të ringjallë interesin e mëparshëm për yllin e Liverpool-it, Luis Diaz, gjatë afatit kalimtar të korrikut. Edhe pse katalanasit janë në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar opsionet e Hansi Flick për sezonin 2025/26, fokusi i tyre i vetëm aktualisht është te anësori i Athletic Club, Nico Ëilliams.
Që pas përfundimit të sezonit 2024/25, Barcelona është në negociata me 22-vjeçarin bask, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Klubi katalanas është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 51 milionë paund në kontratën e tij me Athletic, por vonesat në marrëveshje kanë ardhur për shkak të përpjekjes së Barcelonës për të strukturuar pagesën në këste.
Ndërkohë, Luis Diaz kishte qenë një alternativë në radarët e Flick, me kolumbianin që ishte i hapur për një transferim në “Camp Nou”. Por Liverpool, pavarësisht se është i shqetësuar për mungesën e përparimit në rinovimin e kontratës së Diaz, ka vendosur një çmim shumë të lartë për të – në intervalin 80-85 milionë euro – që është jashtë mundësive aktuale të Barcelonës, e cila nuk është e gatshme të shpenzojë më shumë se 60 milionë euro.
Për pasojë, Barcelona e la mënjanë opsionin Diaz dhe u përqendrua te Ëilliams, ndërsa tani Liverpool dhe trajneri Arne Slot mund të vlerësojnë opsione të tjera për të ardhmen e kolumbianit.
Liverpool ende nuk ka parë ndonjë përparim të rëndësishëm nga kampi i Diaz për rinovimin e kontratës, dhe klubi mund të jetë i gatshëm ta shesë atë gjatë verës për të shmangur përsëritjen e situatave të mëparshme të pasigurisë kontraktuale – siç ndodhi më herët këtë vit me Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, që më në fund rinovuan kontratat e tyre.
Sipas Diario Sport, Al Nassr nga Arabia Saudite është gati të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për ta afruar Diaz në korrik, duke e shtuar presionin mbi Liverpool në këtë çështje të ndjeshme.