Barcelona mban gjallë ëndrrën për titull, mposht Valladolidin me epërsi minimale - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/07/2020 21:26

Barcelona mban gjallë ëndrrën për titull, mposht Valladolidin me epërsi minimale

Sport

Gazeta Express

11/07/2020 21:26

Barcelonës i mjaftoi fitorja me epërsi minimale në ndeshjen kundër Real Valladolidit sot për ta mbajtur gjallë ëndrrën për titull, falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Arturo Vidal.

Përballja në Jose Zorilla mes Real Valladolidit dhe Barcelonës nuk solli raste të shumta për të shënuar gola nga dy skuadrat, përderisa Barcelona e dominoi lojën me posedim të topit, ndërsa Valladolidi me tentime për të shënuar, raporton Gazeta Express.

E përkundër që Valladolidi i pati dy tentime më shumë drejt portës së Barcelonës, katalonasit arritën t’i marrin tre pikët e kësaj ndeshjeje falë golit të shënuar nga Arturo Vidal në minutën e 15-të të ndeshjes.

Pasi atij goli, të asistuar nga Messi, Barcelona nuk arriti të jetë bindëse me paraqitjen e saj në Jose Zorrilla, duke u mjaftuar me epërsinë minimale, përkundër që nuk duhet të lejojë gabime nëse dëshiron ta vazhdojë garën për titull.

Messi e bëri asistin e tetë që nga rinisja e sezonit, megjithatë ai nuk ka qenë po kaq mbresëlënës si golashënues pasi që ka mbetur me tri gola të shënuara, duke mos arritur të shënojë në tri ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Në anën tjetër, Antoine Griezmann nuk arriti ta dëshmojë veten ashtu siç do të kishte dashur, duke e humbur një rast të artë, dhe u zëvendësua nga Luis Suarez në minutën e 46-të të ndeshjes.

Këto tri pikë ia mundësojnë Barcelonës t’i afrohen Real Madridit në vetëm një pikë dallim, mirëpo madrilenët nuk e kanë zhvilluar ende ndeshjen e kësaj xhiroje dhe mund ta kthejnë sërish epërsinë në katër pikë. /Gazeta Express/