Jhon Lucumi ka hyrë në radarin e Barcelonës, pas një sezoni fantastik me Bolognan, i cili u kurorëzua me fitimin e Kupës së Italisë.
Mbrojtësi kolumbian, që ka qenë pjesë kyçe e skuadrës italiane, po vlerësohet maksimalisht nga stafi i trajnerëve i Barcelonës, me këta të fundit që po kërkojnë përforcime në vijen defanzive.
Emri i Lucumit po përmendet javëve të fundit goxha shumë, dhe është në listën e prioriteteve të Barcelonës, sidomos nëse marrëveshja me Jonathan Tah nuk përfundohet.
Si 26-vjeçar, Lucumi ka arritur një pjekuri futbollistike, që e pozicionon atë si një qendërmbrojtës solid, me pasime të mira në ndërtim të lojës dhe një mbrojtës që e ka leximin e lojës pothuajse perfekt.
Përvoja e tij në Serie A dhe në kompeticionie ndërkombëtare me kombëtaren e tij e bëjnë atë një mundësi të mirë për Barcelonën. Sidomos paraqitjet e tij me Bolognan, e kanë vendosur në sytë e shumë klubeve të mëdha europiane po ashtu.
Një nga përparësitë e nënshkrimit me të është situata me kontratën e tij me klubin italian.
Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, transferimi i tij nuk do të kushtonte shumë, gjë që i shkon përshtati Barcelonës, e cila ende është në një gjendje delikate financiare.
Edhe lojtari po ashtu është i gatshëm të kalojë në një ekip që ka ambicie më të mëdha sportive.
Edhe pse Tah mbetet si prioriteti i Barcelonës, interesimi për Lucumin nuk është i ri.
Profili i kolumbianit përshatet lehtë me klubin, i cili po kërkon stabilitet në mbrojtje, dhe aftësi për të luajtur nga mbrapa./GazetaExpress/