Barcelona konfirmon largimet e Adama Traores dhe Luuk de Jongut - Gazeta Express
string(63) "barcelona-konfirmon-largimet-e-adama-traores-dhe-luuk-de-jongut"

Barcelona konfirmon largimet e Adama Traores dhe Luuk de Jongut

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 23:58

FC Barcelona ka njoftuar për largimin e Adama Traores dhe Luuk de Jongut.

Të dy futbollistët ishin të huazuar te katalunasit në sezonin e fundit, por nuk do të qëndrojnë më gjatë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Traore tashmë do të rikthehet te Wolvesi, kurse de Jong te Sevilla.

Marrëveshja e huazimit të tyre ishte e vlefshme deri më 30 qershor.

Adama Traore regjistroi 10 paraqitje me Barcelonën në La Liga. 26-vjeçari nuk e shënoi asnjë gol, teksa regjistroi vetëm dy asistime. Ai ishte i huazuar nga janari.

Kurse, Luuk de Jong ishte i huazuar nga fillimi i sezonit, pra nga vera e kaluar.

Sulmuesi holandez regjistroi në total 21 paraqitje në La Liga. Ai shënoi gjashtë gola. /Gazeta Express/