Barcelona kërkon fitore kundër Valladolidit për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, formacionet - Gazeta Express
string(97) "barcelona-kerkon-fitore-kunder-valladolidit-per-ti-mbajtur-gjalle-shpresat-per-titull-formacionet"

Barcelona kërkon fitore kundër Valladolidit për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, formacionet

Gazeta Express

11/07/2020 18:32

Barcelona udhëton sot në Estadio Jose Zorilla për t’u përballur me Real Valladolidin në ndeshjen që nis në orën 19:30, përderisa skuadra e Quique Setien synon të marrë fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të La Ligës.

Katalonasit shënuan fitore me rezultat 1:0 në derbin e qytetit kundër Espanyolit të mërkurën në mbrëmje dhe ata e dinë se do të duhet t’i fitojë të tria ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Valladolidi e ka siguruar mbijetesën edhe për një tjetër sezon dhe mund t’i shijojë ndeshjet e fundit të këtij sezoni pa pasur presion nga lufta për mbijetesë.

Katalonasit i kanë fituar vetëm tri nga nëntë ndeshjet e fundit si mysafirë në La Liga dhe sot ata s’do ta kenë të lehtë të shënojnë gola kundër Valldolidit, që ka rekord të fuqishëm në mbrojtje në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Formacionet e të dyja skuadrave: