Barcelona po përpiqet të gjejë mënyra alternative për ta mbajtur përgjithmonë Marcus Rashford, i cili aktualisht është në huazim nga Manchester United.
Sulmuesi anglez ka qenë në formë shumë të mirë në Spanjë, me 10 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26.
Barcelona ka opsion blerjeje prej rreth 26 milionë £ dhe deri tani dukej se aktivizimi i klauzolës ishte vetëm çështje kohe.
Megjithatë, sipas raportimeve nga Spanja, klubi katalanas po shqyrton edhe mundësinë e një shkëmbimi lojtarësh për të ulur koston – ose madje për të mos paguar fare për transferimin.
Dy emra që thuhet se janë ofruar janë:
Ronald Araújo – mbrojtësi qendror për të cilin Barca do të pranonte edhe një shkëmbim të thjeshtë.
Marc Casadó – mesfushori që ka luajtur 66 ndeshje me ekipin e parë.
Rashford e ka përshkruar eksperiencën në La Liga si “të jashtëzakonshme” dhe dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, ndërsa drejtuesit e klubit – përfshirë presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco – janë të kënaqur me kontributin e tij.
Megjithatë, zgjedhjet presidenciale të klubit mund të ndikojnë në këtë transferim, pasi kandidati rival Victor Font thuhet se dëshiron ndryshime në drejtimin sportiv nëse fiton.
Ndërkohë, edhe Aston Villa mbetet e interesuar për Rashford, pasi ai pati një periudhë të mirë nën drejtimin e Unai Emery sezonin e kaluar./GazetaExpress/