Barcelona ia mësyn Romagnolit - Gazeta Express
string(29) "barcelona-ia-mesyn-romagnolit"

Barcelona ia mësyn Romagnolit

Gazeta Express

06/04/2020 16:40

Gjiganti katalunas e do qendërmbrojtësin e Milanit, i cili vlerësohet 50 milionë euro nga gjiganti italian

Alessio Romagnoli është bërë objektiv i Barcelonës.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Qendërmbrojtësi italian është profili i lojtarit të cilin po e kërkon gjiganti katalunas për sezonin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, kartoni i përfaqësuesit italian kushton 50 milionë euro.

Milani nuk është i interesuar ta shesë mbrojtësin e tij kryesor, por një ofertë e majme mund t’ia ndryshonte mendjen gjigantit italian.

Barça është në kërkim të një mbrojtësi afatgjatë, për ta zëvendësuar gradualisht Gerard Piquen. /Gazeta Express/