Barcelona i shkon Villarrealit, vetëm fitorja ia mban gjallë shpresat për titull - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

05/07/2020 8:46

Barcelona i shkon Villarrealit, vetëm fitorja ia mban gjallë shpresat për titull

Futboll

Gazeta Express

05/07/2020 8:46

Barcelona udhëton drejt Estadio de la Ceramica për t’u përballur me Villarrealit sonte në mbrëmje, e vetëdijshme se nuk ka më vend për gabime.

Skuadra e Quique Setien mund të ngelë shtatë pikë prapa vendit të parë në momentin kur ta nisë takimin me Villarrealin, nëse lideri Real Madrid e mund Athletic Bilbaon më herët gjatë ditës, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se çfarë bën Real Madridi në San Mames, gjiganti katalonas duhet t’i fitojë patjetër tri pikë kundër Villarrealit, por do të përballet me detyrë të vështirë duke qenë se kjo e fundit është në kërkim të një vendi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Barça vjen në këtë takim në nevojë për ta përmirësuar formën në udhëtim, sepse ka barazuar në dy ndeshjet e fundit jashtë në La Liga, kundër Sevillës dhe ndaj Celta Vigos.

Setien pritet të luajë me skemën e zakonshme 4-3-3, me Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Antoine Griezmannin në sulm.

Formacionet e mundshme. /Gazeta Express/