Barcelona i rikthehet Luis Diazit, pasi dështoi me Nico Williamsin - Gazeta Express
string(65) "barcelona-i-rikthehet-luis-diazit-pasi-deshtoi-me-nico-williamsin"

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 15:16

Barcelona i rikthehet Luis Diazit, pasi dështoi me Nico Williamsin

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 15:16

Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë në përpjekjet për të transferuar sulmuesin kolumbian, Luis Díaz. Sipas gazetarit të njohur të merkatos,

Fabrizio Romano, klubi katalanas po përgatit një qasje të re ndaj Liverpoolit në ditët apo javët në vijim, pavarësisht vështirësive që kanë hasur deri më tani.

Pas dështimit për të arritur një marrëveshje për Nico Williams, drejtuesit e Barçës kanë rishikuar prioritetet e tyre dhe tashmë e kanë kthyer sërish vëmendjen kah ylli i “The Reds”.

Sidoqoftë, situata mbetet komplekse. Liverpool ka refuzuar më parë interesimin jo vetëm nga Barcelona, por edhe nga gjigandët e Bayern Munich, duke mbyllur derën për çdo bisedim të mundshëm për Díaz gjatë javëve të fundit.