Barcelona hartonin planin për të luajtur me tifozë - Gazeta Express
string(50) "barcelona-hartonin-planin-per-te-luajtur-me-tifoze"

Barcelona hartonin planin për të luajtur me tifozë

Gazeta Express

01/06/2020 18:21

Kampionati spanjoll mund të luajë ndeshje edhe me praninë e tifozëve gjatë sezonit aktual.

La Liga do të rihapë dyert ditën e enjte më datë 11 qershor me derbin e Sevillas dhe nga ai çast do të rinisë sezoni i ndërprerë në fillim të marsit.

Lexo Edhe:

Në Spanjë ashtu si thuajse në çdo ligë tjetër është vendosur të luhet me dyer të mbyllura, por kjo nuk është e thënë të zgjasë deri në fund të sezonit 2019-2020.

Pandemia e koronavirusit ka nisur të tërhiqet, dhe në Spanjë numri i të prekurve është ulur ndjeshëm, në këtë mënyrë në planin e qeverisë është edhe rihapja graduale e stadiumeve.

La Liga po punon me një protokoll, që do të lejonte rikthimin e fansave, fillimisht në masën 30% në muajin gusht, pra që në këtë sezon e më pas gradualisht 50% në  nëntor dhe me një kapacitet të plotë 100% në janar, gjithnjë duke treguar kujdes dhe duke zbatuar çdo rregull mjekësor që është vendosur.

Një nga klubet që po harton një plan për të pasur tifozë në ndeshjet e fundit të këtij edicioni është Barcelona kryesuese, që do të lejojë hyrjen e mbështetësve me kapacitet të reduktuar.