Për herë të katërt radhazi, Barcelona dështoi të mbante portën e paprekur, pas një barazimi 1:1 me Napolin të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Përderisa titulli në La Liga duket pothuajse i paarritshëm, me Real Madridin tetë pikë para, katalonasit mundën të paktën përkohësisht të marrin pozitën e dytë në tabelë.
Për ta bërë këtë, Barcelona do të duhet ta mposht Getafen, ekip të cilin e kanë mundur vetëm njëherë gjatë katër ndeshjeve të fundit, krahas tri barazimeve tjera.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij ballafaqimi:
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...