string(68) "barcelona-fiton-minimalisht-ndaj-sevillas-vendosi-autogoli-i-ramosit"

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 22:59

Barcelona fiton minimalisht ndaj Sevillas, vendosi autogoli i Ramosit

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 22:59

Pas barazimit me Mallorcan, Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, për t’u rikthyer sërish edhe në krye të tabelës – së paku derisa Girona dhe Real Madridi të zhvillojnë takimin e tyre mes vete nesër.

Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin olimpik të Barcelonës përfundoi me rezultatin 1:0.

Fitoren “Blaugranëve” ia dhuroi Sergio Ramos, i cili realizoi autogol në minutën e 76-të.

Barcelona pas kësaj fitore ka 20 pikë dhe renditet e para në tabelë, me një pikë më shumë se Girona dhe dy më shumë se Real Madridi. Këto dy skuadra do të përballen nesër (e shtunë).

Sevilla mbetet me shtatë pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore