Barcelona ende s’i ka dërguar Messit ofertë për ripërtëritjen e marrëveshjes - Gazeta Express
string(75) "barcelona-ende-si-ka-derguar-messit-oferte-per-riperteritjen-e-marreveshjes"

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 10:39

Barcelona ende s’i ka dërguar Messit ofertë për ripërtëritjen e marrëveshjes

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 10:39

Barcelona ende nuk i ka dërguar kapitenit të vet, Lionel Messi, ofertë për ripërtëritjen e marrëveshjes, e cila i skadon në fund të këtij muaji.

Lionel Messi ndodhet në grumbullim me ekipin kombëtar të Argjentinës tani, për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe nga java e ardhshme për turneun e Kupës së Amerikës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi dhe drejtuesit e Barçës kanë biseduar për ripërtëritjen e kontratës, por argjentinasi ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë të cilën mund ta shqyrtojë dhe pastaj të nënshkruajë, sipas MARCA-s.

Pas 20 ditëve saktësisht, Messi do të jetë lojtar i lirë.

President Joan Laporta është i qartë për ofertën që dëshiron t’ia bëjë Messit, i tillë ka qenë tash e disa javë. Ai dëshiron t’i ofrojë atij dy vjet kontratë me pagë vjetore prej 50 milionë eurove, përgjysmë më pak se paga e tanishme e tij.

Por, Messi do ta kishte një ofertë tjetër pas dy viteve, marrëveshje 10-vjeçare për ta marrë rolin e ambasadorit të klubit, nga e cila do t’i fitonte 10 milionë euro në vit.

Presidenti ia ka shpjeguar këto kushte babait dhe menaxherit të Messit, Jorge, por asgjë nuk është vendosur në letër./Gazeta Express/