Barcelona e vendos në shitje Balden - Gazeta Express
string(35) "barcelona-e-vendos-ne-shitje-balden"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 10:29

Barcelona e vendos në shitje Balden

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 10:29

FC Barcelona po planifikon përforcime në verë, por nuk përjashtohen edhe shitjet e disa lojtarëve.

Klubi është shumë pranë rikthimit brenda limitit të pagave, pasi sipas presidentit Joan Laporta i mungojnë vetëm rreth 12 milionë euro për ta arritur këtë.

Sipas RadioMarca, katalanasit janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për mbrojtësin e majtë Alejandro Balde. Ai nuk konsiderohet i paprekshëm në skuadër dhe nëse vijnë oferta të mira, klubi mund ta shqyrtojë largimin e tij.

Në muajt e fundit, interesim për Balden kanë shfaqur edhe Interi dhe Manchester United, ndërsa ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028.

Advertisement
Advertisement
Advertisement