Barcelona ka përfunduar shitjen e sulmuesit të ri Pau Victor.
Marrëveshja tashmë është arritur: SC Braga ka arritur të sigurojë firmën e tij për një shumë prej 12 milionë eurosh, plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh.
Ky transferim shihet si një hap i madh për Pau Victor, i cili pritet të ketë më shumë hapësira dhe përgjegjësi në Portugali.
Për Barçën, kjo shitje vjen si pjesë e përpjekjeve për të balancuar financat dhe për të krijuar hapësirë për lëvizje të reja në merkato.