Është pothuajse e sigurt që Barcelona do të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të ri verën e ardhshme, pasi aktualisht ka vetëm katër opsione të nivelit të parë pas largimit të Iñigo Martínez drejt skuadrës saudite Al-Nassr.
Për momentin nuk ka plane që të merret një zëvendësues, për shkak të problemeve financiare të klubit, çka nënkupton se tregu i lojtarëve të lirë do të shihet sërish si alternativë.
Në javët e fundit, disa qendërmbrojtës janë lidhur me Barcelonën, por një nga emrat më surprizues është ai i Ibrahima Konaté. Mbrojtësi i Liverpool-it është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Anfield-in dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron të rinovojë – gjë që do ta bënte të lirë në verën e ardhshme.
Real Madrid është shumë i interesuar për Konaté dhe po shqyrton mundësinë ta marrë si lojtar të lirë – madje ekziston mundësia që të përshpejtojë lëvizjet që këtë verë. Megjithatë, edhe Barcelona është e gatshme të hyjë në garë.
Sipas raportimeve të “Sempre Barca”, blaugranët kanë shfaqur interes të madh për Konaté dhe tashmë kanë zhvilluar bisedime paraprake me rrethin e tij të ngushtë. Gjithashtu, është bërë e ditur se lojtari i Liverpool-it do ta mirëpriste një transferim te Barcelona, ku do të garonte për një vend titullari pranë Pau Cubarsit dhe Ronald Araujos.
Konaté do të ishte padyshim një përforcim i madh për Barcelonën – veçanërisht në rrethanat aktuale. Sigurimi i një qendërmbrojtësi titullar me parametra zero është lloj i biznesit që katalanasit duhet të bëjnë në këtë periudhë të vështirë, ndonëse do të jetë shumë e vështirë të mposhtet konkurrenca e Real Madridit – nëse ai nuk rinovon me Liverpool-in deri verën e ardhshme.