Barcelona e nis sonte mbrojtjen e titullit në La Liga - Gazeta Express
string(53) "barcelona-e-nis-sonte-mbrojtjen-e-titullit-ne-la-liga"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2023 12:15

Barcelona e nis sonte mbrojtjen e titullit në La Liga

Futboll

Gazeta Express

13/08/2023 12:15

Barcelona do ta fillojë sonte misionin për mbrojtjen e titullit në La Liga.

Katalonasit e zhvillojnë sonte ndeshjen e parë në sezonin e ri në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez do të udhëtojë për t’u përballur me Getafen me fillim nga ora 21:30.

Sezonin e kaluar Barcelona bindshëm ishte para të gjithave në ligë, kurse në anën tjetër, Getafe pati një luftë të madhe për ta siguruar mbijetesën.

Një statistikë interesante është që Barcelona e ka humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e para të sezonit në La Liga (12 fitore dhe 1 barazim).

Advertisement
Advertisement
Advertisement