Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.
Katalonasit triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Real Oviedos, e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.
Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Alberto Reinas i cili shënoi nga gati gjysma e fushës, pas një gabimi trashanik të portierit të Barcelonës.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse inkuadrimi i De Jong në startin e pjesës së dytë dhe Leëandoëskit më vonë ishin pikat kthyese të Barcelonës.
Eric Garcia shënoi në minutën e 56-të për të barazuar fillimisht rezultatin.
Pesë minuta pas inkuadrimit, Leëandoëski shënoi për 1:2 një gol të bukur me kokë.
E me kokë shënoi edhe Araujo në minutën e 89-të për rezultatin final të këtij takimi.
Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Real Madridi që prin.
Në anën tjetër, Real Oviedo mbetet në pozitën e 18-të me vetëm tri pikë të grumbulluara.