Besohet se klauzola e shkëputjes së kontratës së futbollistit ofanziv është 45 milionë euro
Barcelona po e monitoron përparimin e yllit të ri të Sporting Lisbonës, Joelson Fernandes.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi portugez “A Bola”, përcjell Gazeta Express.
16 vjeçari ka kontratë me klubin portugez deri në vitin 2022.
Besohet se klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është 45 milionë euro.
Mesfushori ofanziv është njëri prej disa futbollistëve të rinj që po ushtrojnë me ekipin e Sportingut ditëve të fundit.
Fernandes shihet si e ardhme e ndritshme në Camp Nou, nëse Barcelona arrin ta transferojë atë nga klubi nga Lisbona.
Duke e pasur parasysh se disa prej futbollistëve po shkojnë drejt pensionimit, Barça po planifikon ta freskojë ekipin. /Gazeta Express/