Barcelona e ka një rekord negativ, kur është pa Lamine Yamalin - Gazeta Express
string(61) "barcelona-e-ka-nje-rekord-negativ-kur-eshte-pa-lamine-yamalin"

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 16:43

Barcelona e ka një rekord negativ, kur është pa Lamine Yamalin

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 16:43

Barcelona do të përballet me Valencian në ndeshjen e radhës në La Liga të dielën, por pa shërbimet e Lamine Yamal. Hansi Flick ka konfirmuar se 18-vjeçari vuan nga një dëmtim në ije, gjë që do ta mbajë jashtë fushës në “Estadi Johan Cruyff”.

Kjo është një goditje e madhe për Barcelonën, e cila nuk do të mund të llogarisë tek ylli i saj kryesor, i cili gjithashtu rrezikon të mungojë edhe në hapjen e Ligës së Kampionëve kundër Newcastle United të enjten. Por përballë Valencias, mungesa e tij mund të jetë edhe më vendimtare – nëse historia përsëritet.

Sipas “Sport”, Barcelona ende nuk ka fituar një ndeshje në La Liga pa praninë e Lamine Yamal që nga marrja e drejtimit nga Hansi Flick në verën e vitit 2024. Madje, ata kanë qenë të suksesshëm vetëm një herë që nga promovimi i adoleshentit në ekipin e parë: fitorja 4-0 ndaj Getafes në shkurt 2024, kur ai mbeti në stol në kohën e Xavi Hernandez.

Sezonin e kaluar, Barcelona zhvilloi tre ndeshje në La Liga pa Yamal: humbja 1-0 ndaj Real Sociedad, barazimi 2-2 kundër Celta Vigos (të dyja në nëntor) dhe humbja 2-1 në shtëpi ndaj Atletico Madrid (në dhjetor). Fatmirësisht, këto ishin të vetmet ndeshje të ligës që ai humbi për shkak dëmtimi, por tashmë vetëm një muaj pas fillimit të sezonit të ri, ai është goditur sërish.

Kjo statistikë mund t’i japë Valencias shpresë për një rezultat surprizë në “Estadi Johan Cruyff” – sidomos duke pasur parasysh se sezonin e kaluar humbën me rezultatin e përgjithshëm 14-2 ndaj Barcelonës në tre përballje.

Megjithatë, katalanasit ende kanë lojtarë shumë të rrezikshëm, dhe ndoshta afrimi i Marcus Rashford apo Roony Bardghji do të ndihmojë të thyhet kjo seri pa fitore në mungesë të Lamine Yamal./GazetaExpress/