Barcelona e humb vendin e parë në La Liga, mposhtet në derbi nga Girona - Gazeta Express
string(70) "barcelona-e-humb-vendin-e-pare-ne-la-liga-mposhtet-ne-derbi-nga-girona"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 23:06

Barcelona e humb vendin e parë në La Liga, mposhtet në derbi nga Girona

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 23:06

Derbi katalunas mes Gironës dhe Barcelonës përfundoi me një dramë të vërtetë.

Një karton i kuq, gol i anuluar, gol i shënuar e i pranuar; gjithçka pati kjo ndeshje.

Girona fitoi 2-1, me një rikthim, falë një goli në minutën e 87-të nga Fran Beltran.

Pas një pjese të parë pa gola, e me një penallti të humbur nga Lamine Yamal, pjesa e dytë solli tre gola.

Fillimisht, Barcelona shënoi me anë të Pau Cubarsit në minutën e 59-të.

Më pas, pas tre minutash, Girona barazoi më anë të Thomas Lemarit.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Fran Beltran, i cili shënoi për 2-1.

Ky gol u rishikua nga VAR-i, shkaku i një fauli të mundshëm në Jules Kounden, por në fund u pranua.

Barcelona u vu në aksion për të gjetur golin e barazimit, madje shënoi përmes Robert Leëandoëskit, por goli u anulua shkaku i pozitës jashtëloje.

Gjersa ishte në kërkim të një barazimi, me topin në këmbët e Lamine Yamalit, Jean Roca i Gironës bëri një faul të ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 98-të të ndeshjes.

Kështu, me këtë humbje, Barcelona e humb pozitën e parë në La Liga, duke mbetur prapa Realit me dy pikë më pak.

“Mbretërit” kryesojnë me 60 pikë, derisa Barcelona ka 58 sosh.

Ndërkohë, Girona është e 12-ta me 29 pikë të tubuara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement