Barcelona ka shënuar një fitore të pastër 3-0 ndaj Osasunës, duke vazhduar rrugëtimin e saj drejt titullit në La Liga.
Ndeshja u karakterizua nga një dominim total i katalanasve, të cilët e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë.
Skuadra e Hansi Flick e nisi ndeshjen furishëm dhe gjeti avantazhin që në minutën e 11-të, kur Ferran Torres përfitoi nga një asist i shkëlqyer i Balde dhe dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, Barcelona dyfishoi shifrat me Dani Olmon, i cili shënoi nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
Në pjesën e dytë, Barcelona kontrolloi lojën dhe siguroi fitoren në minutën e 77-të me anë të Robert Lewandowskit, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt brenda zonës dhe realizoi golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 63 pikëve dhe forcon pozitat e saj në krye të La Ligës, tri pikë më shumë se Real Madridi.
Nga ana tjetër, Osasuna mbetet në vendin e 14-të me 33 pikë dhe do të duhet të luftojë për të siguruar mbijetesën në javët e ardhshme.
Barcelona tashmë ka përpara një kalendar të ngjeshur, ndërsa synon të mbajë këtë formë të shkëlqyer deri në fund të sezonit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...