Barcelona do t’i vendosë Nicos një klauzolë largimi, nëse nuk arrin ta regjistrojë në kohë - Gazeta Express
string(88) "barcelona-do-ti-vendose-nicos-nje-klauzole-largimi-nese-nuk-arrin-ta-regjistroje-ne-kohe"

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 16:51

Barcelona do t’i vendosë Nicos një klauzolë largimi, nëse nuk arrin ta regjistrojë në kohë

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 16:51

Barcelona ende nuk ka paguar klauzolën e lirimit për Nico Williams, pavarësisht se anësori bask raportohet se ka arritur një marrëveshje personale me klubin katalanas.

Williams është objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë, por dyshimet rreth aftësisë së klubit për ta regjistruar 22-vjeçarin po pengojnë finalizimin e marrëveshjes.

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës po përpiqen të ofrojnë garanci për lojtarin dhe përfaqësuesit e tij lidhur me regjistrimin e mundshëm.

Megjithëse këto garanci janë dhënë, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Tani, Barcelona ka vendosur një afat për të mbyllur këtë operacion: 13 korrikun, ditën kur ekipi rikthehet në stërvitjet para-sezonale. Athletic Bilbao do të nisë përgatitjet më herët, më 9 korrik, por ekziston mundësia që Williams të marrë disa ditë shtesë pushimi pas angazhimeve me përfaqësuesen, ose për të përfunduar marrëveshjen.

Williams dhe agjenti i tij po kërkojnë mbrojtje ligjore në rast se Barcelona nuk arrin ta regjistrojë. Ata kanë propozuar një klauzolë që do t’i lejonte lojtarit të largohej falas nëse nuk do të regjistrohej në afatin e caktuar. Megjithatë, sipas Sport, Barcelona ka refuzuar këtë kusht, duke e konsideruar shumë të rrezikshme një investim prej 58 milionë eurosh pa asnjë garanci kthimi.

Si zgjidhje alternative, katalanasit i kanë propozuar lojtarit futjen e një klauzole të re në kontratë: nëse nuk regjistrohet, atëherë do të mund të largohet për të njëjtën shumë prej 58 milionë eurosh – një formë mbrojtjeje që ruan vlerën e investimit për klubin.

Pjesë e vështirësive në këtë operacion është edhe paaftësia e Barcelonës për të realizuar shitje të mëdha gjatë kësaj vere.

Deri tani nuk ka asnjë shitje të rëndësishme në horizont, madje edhe largimi i mundshëm i Andreas Christensen duket i pasigurt. Shitjet më të vogla si ato të Pablo Torre, Ansu Fati apo Pau Victor mund të ndihmojnë në lirimin e hapësirës në listën e pagave, por ende nuk është e qartë nëse do të mjaftojnë për të bërë vend për Nico Ëilliams.