Barcelona raportohet se është shumë afër transferimit të Marcos Alonsos nga Chelsea.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet mes klubeve po përparojnë mirë dhe një marrëveshje tashmë është afër.
Klubi anglez është i hapur për largimin e Alonsos, pasi ka siguruar shërbimet e Marc Cucurellas, transmeton Gazeta Express.
Palët tashmë janë duke pritur edhe dritën jeshile nga trajneri Thomas Tuchel, me Alonson që në ditët në vijim pritet t’i bashkohet katalunasve.
Detajet tjera do të zbulohen më vonë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe marrëveshja finalizohet, 31-vjeçari do të behet futbollisti i dytë që kalon nga Chelsea te Barcelona.
Barça këtë afat kalimtar nënshkroi edhe me Andreas Christensen. /Gazeta Express/
Barcelona are really close to signing Marcos Alonso! Talks are progressing well with Chelsea after Cucurella deal completed, personal terms agreed months ago. Been told it's now really close. ??? #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2022
Parties waiting for Tuchel's green light but now finally confident. pic.twitter.com/wsBV6aYTu7