string(47) "barcelona-barazon-me-napolin-ne-ndeshjen-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 22:52

Barcelona barazon me Napolin në ndeshjen e parë

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 22:52

Nuk ka fitues mes Napolit dhe Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dueli i zhvilluar në “Stadio Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultat 1:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa katalonasit treguan më shumë nga loja.

Ishte Robert Lewandowski i cili kaloi mysafirët në epërsi me një gol në minutën e 60-të, pas asistimit nga Pedri.

Megjithatë, Napoli arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 75-të.

Prej këtij momenti, Napoli mori iniciativën, duke e rrezikuar në disa raste portën e Ter Stegen.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh në Barcelonë dhe gjithçka ka mbetur e hapur për kualifikim në çerekfinale /Gazeta Express/