FC Barcelona ka reaguar zyrtarisht pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey, duke konfirmuar se ka dërguar një letër ankese në Real Federación Española de Fútbol (RFEF).
Në deklaratën zyrtare, klubi katalanas bën të ditur se letra i është adresuar presidentit të RFEF-së, kryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), përgjegjësit të VAR-it dhe drejtorit të këshillimit juridik, ku shprehet “shqetësimi i thellë për kriteret e përsëritura dhe homogjene” në vendimet e arbitrimit.
Ndër momentet më të diskutueshme të sfidës përmenden:
Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit u raportuan si të zhgënjyer me nivelin e gjykimit.
Barcelona ka theksuar pesë çështje kryesore ku kërkon rishikim urgjent të kritereve:
Klubi nënvizon se iniciativa nuk synon të vërë në dyshim profesionalizmin e gjyqtarëve, por të garantojë:
Gjithashtu, Barcelona ka kërkuar publikimin e plotë të të gjitha audio-incizimeve të VAR-it, pavarësisht nëse ka pasur apo jo rishikim në fushë, si masë thelbësore për transparencë.
Në përfundim, klubi propozon krijimin e një kodi të veçantë disiplinor për gjyqtarët, me pasoja publike dhe transparente në rast gabimesh të rënda ose neglizhence, duke kërkuar që kërkesat e tij të analizohen me seriozitet maksimal dhe të merren masa konkrete për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen. /GazetaExpress