Pique, Ter Stegen, De Jong e Lenglet kanë nënshkruar kontrata afatgjate me gjigantin katalunas pas fitores së mbrëmshme në Champions League
Barcelona ua ka vazhduar kontratat yjeve të saj, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen, Frenkie de Jong e Clement Lenglet kanë nënshkruar kontratë të re me gjigantin katalunas.
“Blaugrana” kanë njoftuar për këtë vendim pas ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, ku ekipi i Ronald Koemanit e mundi Ferencvarosin, 5:1.
Pique u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë ndaj ekipit hungarez, por pas lojës atij iu vazhdua kontrata deri në vitin 2024.
Me këtë rast, gjiganti katalunas i siguroi për një kohë të gjatë shërbimet e katër lojtarëve të rëndësishëm. /Gazeta Express/