Barça u mahnit nga Martinez mbrëmë, e gatshme t’i paguajë 111 milionë euro për të - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/12/2019 16:20

Barça u mahnit nga Martinez mbrëmë, e gatshme t’i paguajë 111 milionë euro për të

Sport

Gazeta Express

11/12/2019 16:20

Drejtuesit e Barcelonës kanë mbetur shumë të mahnitur me paraqitjen e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, prandaj janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën për blerjen e tij në vlerë 111 milionë euro.

Martinez dështoi të shënojë kundër Barçës, por ishte kërcënim i vazhdueshëm në përpjekje për t’i ndihmuar Interit të mbetej në Ligën e Kampionëve. Ai, megjithatë, kishte shënuar në ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve në Camp Nou në tetor, transmeton Gazeta Express.

Ai asistoi të goli i Romelu Lukakut, i cili ishte i barazimit të përkohshëm në San Siro, pasi Interi u mund në fund.

Sulmuesi argjentinas e ka një klauzolë lirimi në vlerë 111 milionë euro në marrëveshjen e tij me Interin, e cila, megjithatë, është aktive vetëm në dy javët e para të korrikut.

Interi është duke punuar për t’ia ripërtërirë kontratën Martinezit, duke shpresuar t’ia heqë tërësisht klauzolën e lirimit.

Barça e sheh 22-vjeçarin si zëvendësues ideal për Luis Suarezin, i cili është 33 vjeç dhe ka vetëm edhe 18 muaj kontratë me klubin në marrëveshjen aktuale. /Gazeta Express/