Barça shënon fitore bindëse në miqësore, ia bën sefte Rashford - Gazeta Express
string(61) "barca-shenon-fitore-bindese-ne-miqesore-ia-ben-sefte-rashford"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2025 15:07

Barça shënon fitore bindëse në miqësore, ia bën sefte Rashford

Futboll

Gazeta Express

04/08/2025 15:07

Barcelona e ka regjistruar një fitore bindëse në miqësoren e radhës.

Gjiganti katalunas e mposhti ekipin Daegu me rezultat të thellë, 5:0, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori Gavi i realizoi dy gola në pjesën e parë për “Blaugrana”.

Ndërsa një gol tjetër, po ashtu në 45 minutëshin e parë e realizoi Robert Lewandowski.

Në pjesën e dytë në listën e realizatorëve u shtua edhe Toni Fernandez.

Kurse, Marcus Rashford e gjeti golin e parë në fanellën e kampionit të Spanjës.

Ekipi i trajnerit Hansi Flick po përgatitet për ta pasur një tjetër sezon të suksesshëm, ndërsa do ta kërkojë suksesin edhe në Evropë krahas Spanjës. /Gazeta Express