Barcelona po e konsideron seriozisht mundësinë që ta dërgojë një ankesë formale në UEFA.
Gjiganti katalunas nuk është i kënaqur me disa vendime të referëve në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe po e shqyrton mundësinë e ankesës, raporton “SER”, përcjell “Gazeta Express”.
Në mesin e këtyre vendimeve ishte përjashtimi i mundshëm nga loja i Marc Pubill, i cili e preku topin me dorë pasi portieri Juan Musso e kishte nisur lojën paraprakisht.
Gjithashtu, “Blaugrana” e konsiderojnë të rëndë vendimin e ndëshkimit me karton të kuq të Pau Cubardit, ndonëse qendërmbrojtësi i ri ndërhyri në mënyrë të palejueshme si lojtari i fundit.
Madje, ky ishte momenti kyç i lojës pasi më pas “Los Colchoneros” i shënuan dy gola dhe fituan me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” mbrëmë, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express