Probleme të reja gjyqësore për Barcelonën.
Një raport u lansuar nga Mossos d’Esquadra ka zbuluar prani të jorregullaritetit financiar të transferimeve të “Blaugrana”, duke i ndezur reflektorët mbi të gjitha kah transferimi i brazilianit Balcom në korrik të vitit 2018.
Sipas mediumit “El Periodico”, kjo marrëveshje mund të jetë përdorur për t’i shmangur pagesat e taksave spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.
Hetimi përqendrohet në një pagesë prej 10 milionë eurosh të bëra nga Barça midis viteve 2018 dhe 2020 ndaj Business Futbol España (BFE) për shërbime të dyshuara ndërmjetësimi.
Ata dyshojnë se këto shërbime nuk janë ofruar kurrë në të vërtetë ose janë faturuar me çmime të fryra, me qëllim justifikimin e lëvizjeve të dyshimta financiare.
Zyra e Prokurorit Publik e akuzon ish-presidentin Josep Maria Bartomeu dhe disa drejtues në atë kohë – duke i përfshirë Óscar Grau, Jordi Mestre, Ignacio Mestre, Francisco Schröder dhe Jordi Moix – për keqmenaxhim.
Pika kyçe ka të bëjë me shpërndarjen e pagesës për Malcom: nga 10 milionët e pritura, vetëm 1.5 milionë do t’i ishin paguar lojtarit, ndërsa 8.4 milionë do të kishin përfunduar në arkën e BFE-së.
Ky ndryshim do të kishte ulur në mënyrë drastike taksat e mbajtura në burim (IRPF), duke shkaktuar një humbje të të ardhurave për Agjencinë Spanjolle të të Ardhurave.
Menaxhmenti aktual, i udhëhequr nga Joan Laporta, ka vendosur të vazhdojë me një rregullim parandalues për të shmangur sanksionet, por kërcënimi i një padie të re ligjore po e përndjek përsëri klubin. /Gazeta Express