Barça heq dorë nga Neymari? - Gazeta Express
string(26) "barca-heq-dore-nga-neymari"

Gazeta Express

17/04/2020 15:00

Barça heq dorë nga Neymari?

Gazeta Express

17/04/2020 15:00

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi mund ta shtyjë rikthimin e yllit brazilian të Paris Saint-Germainit në “Camp Nou”

Rikthimi i Neymarit në Barcelonë mund të shtyhet për më vonë.

Në fakt, kriza e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në aspektin ekonomik në klubin katalunas.

Prandaj, kampioni aktual spanjoll mund të heq dorë përkohësisht nga ylli brazilian.

Lajmin e ka bërë të ditur “Catalunya Radio”, përcjell “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, Barça ka nevojë për t’u përforcuar në sulm.

Gjiganti katalunas e pëlqen edhe sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Gjatë verës pritet të shihet se cili prej sulmuesve të njohur do të përfundojë në “Camp Nou”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement