Pablo Páez Gavira “Gavi”, mesfushori i talentuar i Barcelonws e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të tij nga dëmtimi i gjurit dhe po afrohet me ritëm drejt rikthimit në fushë.
Sipas raportimeve të fundit, ai ka rifilluar të stërvitjet me topin, një fazë kyçe e rehabilitimit që tregon se rikthimi i tij në skuadër mund të ndodhë së shpejti, përcjell “Gazeta Express”.
Gavi ishte detyruar të mungonte për një kohë të gjatë që prej shtatorit 2025, kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e një dëmtimi në meniskun e gjurit të djathtë – e njëjta zonë që kishte pësuar dëmtim të rëndë edhe më parë.
Më parë, klubi katalunas e kishte parashikuar një periudhë rikuperimi prej 4–5 muajsh, që do ta mbante mesfushorin jashtë fushave deri në fund të dimrit apo në fillim pranverës 2026.
Së fundmi Gavi është parë duke punuar me topin në fushë – një lajm shumë pozitiv që tregon se faza fillestare e rikuperimit të tij fizik është duke u realizuar me sukses.
Video e tij në stërvitje dhe momentet kur ai e prek topin pas muajsh rikuperimi janë ndarë edhe në rrjetet sociale.
Trajneri Hansi Flick dhe stafi mjekësor i Barcelonës po e ndjekin një qasje të kujdesshme, duke e integruar Gavin gradualisht në stërvitje dhe duke e monitoruar çdo hap për ta shmangur rrezikun e një rikthimi të hershëm që mund ta dëmtojë përsëri mesfushorin e talentuar.
Edhe pse klubi nuk e ka vendosur një datë fikse, shanset janë që Gavi të jetë në dispozicion brenda fundit të shkurtit ose fillimi i marsit, nëse procesi i rikuperimit vazhdon siç është planifikuar.
Ky rikthim pritet të jetë një lajm i madh për tifozët e Barcelonës, pasi Gavi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës, me energji, kreativitet dhe intensitet që mungon kur ai është jashtë fushës. /Gazeta Express
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...