Barcelona ka bërë një ndeshje të madhe sonte në “Camp Nou”, mirëpo që nuk qe e mjaftueshme për të kaluar tutje në finalen e Kupës së Mbretit.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e mposhti 3-0 Atletico Madridin sonte, mirëpo nuk arriti të shkojë në finale, pasi madrilenët e kishin fituar ndeshjen e parë 4-0.
Barcelona shënoi dy gola në pjesën e parë, me Marc Bernal që u gjet më së miri në zonën e Atleticos në minutën e 30-të, kur shënoi për 1-0, pas asistimit nga Lamine Yamal.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, në kohën shtesë, Raphinha e shënoi golin e dytë nga penalltia, e cila u fitua nga Pedri, pas një depërtimi në zonën e “Los Colchoneros”.
Pas sulmeve të njëpasnjëshme në pjesën e dytë, Barcelona e gjeti edhe golin e tretë, në minutën e 72-të, kur Bernal shënoi prapë, kësaj here për 3-0.
Mirëpo, në 18 minutat e mbetur, plus shtesa, Barça nuk arriti ta gjejë golin e rikthimit, dhe kështu u desh të pajtohej me eliminimin.
Atletico në anën tjetër kualifikohet në finale, dhe do të pres nesër fituesin e përballjes mes Real Sociedadit dhe Athletic Club./GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...