Barça e vendos çmimin e Umtitit - Gazeta Express
string(31) "barca-e-vendos-cmimin-e-umtitit"

Gazeta Express

21/05/2020 16:20

Barça e vendos çmimin e Umtitit

Gazeta Express

21/05/2020 16:20

Gjiganti katalunas i kërkon 30 milionë euro për qendërmbrojtësin francez, i cili pëlqehet nga klubet angleze dhe ato italiane

Barcelona është e gatshme ta shesë Samuel Umtitin.

Lexo Edhe:

E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se gjiganti katalunas i kërkon 30 milionë euro për qendërmbrojtësin francez.

26 vjeçari pëlqehet nga klubet e Premierligës, përcjell Gazeta Express.

Kampioni i botës me Francën mund të përfundojë në Manchester United.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Umtiti të transferohet edhe në Serie A.

Kampioni aktual spanjoll ndërkohë po mundohet ta përdorë futbollistin si pjesë të shkëmbimit me ndonjë klub për lojtarët që synon t’i transferojë. /Gazeta Express/