Barcelona e pret në çdo moment rikthimin e Raphinhas (29 vjeç), i cili kishte marrë leje nga klubi për të udhëtuar në Brazil pas lëndimit që e pësoi.
Sulmuesi brazilian tashmë është kthyer në Barcelonë pasi i kaloi disa ditë me familjen e tij, pas lëndimit në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, që e pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Francës (1-2).
Parashikimet mjekësore tregojnë se ai do të qëndrojë jashtë fushave për rreth pesë javë, çka do të thotë se i mbetet ende rreth një muaj rikuperim përpara se të rikthehet në dispozicion, njofton “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Pas mbërritjes në terminalin e fluturimeve private, Raphinha u drejtua menjëherë drejt qendrës stërvitore për ta vazhduar trajtimin nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit katalanas.
Objektiv i Barcelonës është që lojtari të jetë gati për “El Clasico” ndaj Real Madridit, që do të zhvillohet më 10 maj në “Spotify Camp Nou”, një sfidë që mund të jetë vendimtare për titullin e kampionit në La Liga.
Raphinha është një nga kapitenët e skuadrës dhe mungesa e tij konsiderohet e rëndësishme në këtë fazë vendimtare të sezonit, megjithatë rikthimi i tij pritet të sjellë sërish lidership dhe energji për ekipin në ndeshjet e ardhshme. /Gazeta Express