Barça e ndëshkon portierin Ter Stegen, ia heq shiritin e kapitenit dhe e çon në disiplinor - Gazeta Express
string(89) "barca-e-ndeshkon-portierin-ter-stegen-ia-heq-shiritin-e-kapitenit-dhe-e-con-ne-disiplinor"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 15:25

Barça e ndëshkon portierin Ter Stegen, ia heq shiritin e kapitenit dhe e çon në disiplinor

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 15:25

Barcelona e ka ndëshkuar të “rebeluarin” Andre Ter Stegen.

Gjiganti katalunas njofton se ia ka hequr shiritin e kapitenit portierit gjerman, shkruan “Gazeta Express”.

Rolin e kapitenit të parë do ta marrë zëvendës-kapiteni i deritashëm, Ronald Araujo.

Gjithashtu, kampioni spanjoll ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij për shkak se portieri gjerman refuzoi t’ia dorëzonte klubit raportin mjekësor të operimit të tij. /Gazeta Express