Barça e Man Utd, në garë për Wernerin - Gazeta Express

Barça e Man Utd, në garë për Wernerin

Futboll

Gazeta Express

27/02/2020 16:43

Sulmuesi i rrezikshëm gjerman i Leipzigut është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Atë e do edhe Liverpooli

Timo Werner është sot njëri prej futbollistëve më të kërkuar në tregun e futbollit evropian, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i rrezikshëm gjerman po shkëlqen në fanellën e Leipzigut.

Prandaj, interesim për të qe një kohë ka shfaqur Liverpooli.

E së fundmi, në garë për 23 vjeçarin janë futur edhe dy gjigantë tjerë të futbollit evropian.

Bëhet fjalë për klubin tjetër anglez, Manchester United, por edhe për gjigantin katalunas, Barcelona, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.

Përfaqësuesi gjerman pritet të largohet nga Leipzigu gjatë verës që vjen dhe më shumë gjasa për transferimin e tij ka Liverpooli. /Gazeta Express/