Barca e dëshiron Agueron dhe Alaban - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 23:39

Me i fundit

dpt

Barca e dëshiron Agueron dhe Alaban

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 23:39

Pavarësisht se është duke kaluar në vështirësi të madhe financiare, Barcelona dëshiron që gjatë verës të forcohet me një lojtar të Bayernit dhe një tjetër të Manchester Cityt.

Gjigantët e La Ligës nuk janë duke qëndruar duarkryq.

Sipas mediave spanjolle ata janë duke kërkuar që të befasojnë të gjithë dhe të nënshkruajnë me yjet e Cityt dhe Bayernit.

Mundo Depertivo, një media e afërt kjo me Barcelonën, ka shkruar sot se Barcelona dëshiron t’i transferojë Sergio Agueron dhe David Alaban.

Ata kanë shkruar se këtë Barca dëshiron t’i arrijë t’i transferojë si lojtarë të lirë.

Si ylli i Manchester City ashtu edhe mbrojtësi austriak janë lojtarë të lirë pasi që kontratat e tyre skadojnë në këtë verë.

Për fatin e Agueros ende nuk dihet por për David Alaban është shkruar se ai është afër arritjes se një marrëveshje me Realin e Madridit. /GazetaExpress/