Dëshira e Barcelonës për të afruar një qendërmbrojtës këtë verë është një nga lëvizjet më të vështira për t’u parashikuar, pasi ka pak siguri se sa do të mund të shpenzojnë katalanasit për këtë pozicion.
Prioriteti raportohet të jetë një qendërsulmues, por edhe ai transferim pritet të kërkojë një investim të madh financiar.
Të mërkurën, klubi mori një lajm pozitiv pasi La Liga rriti limitin e pagave të tyre me 81 milionë euro krahasuar me shtatorin.
Megjithatë, Barcelona besohet se vazhdon të jetë mbi kufirin e lejuar të pagave, gjë që ndikon në aftësinë e tyre për të investuar në lojtarë të rinj.
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, dukej si zgjedhja e parë për të forcuar prapavijën, por ai pritet të nënshkruajë një kontratë të re në “Giuseppe Meazza”.
Një tjetër emër në listën e dëshirave është mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Micky van de Ven.
Sipas “Sport”, ai po fiton terren si një opsion i mundshëm për Barcelonën.
Holandezi dëshiron të largohet nga Spurs këtë verë, pasi skuadra po lufton në gjysmën e poshtme të tabelës së Premierligës për të dytin sezon radhazi.
Van de Ven do të ishte i interesuar për një kalim në “Camp Nou” dhe Barcelona beson se mund ta sigurojë për më pak se 65 milionë euro, që është vlera e tij aktuale.
Dyshimi kryesor në aspektin sportiv lidhet me reagimin e tij në disa momente të lojës, pavarësisht shpejtësisë së madhe.
Van de Ven është lidhur gjithashtu, madje edhe më ngushtë, me një transferim te Real Madridi këtë verë, ku edhe aty do të ishte i interesuar të transferohej.
Ndërkohë në Angli, raportohet se si Manchester Unitedi ashtu edhe Liverpooli janë të interesuara për 24-vjeçarin.
Nga ana tjetër, van de Ven ka deklaruar së fundmi se ikona e Barcelonës, Carles Puyol, ishte një nga idhujt e tij gjatë fëmijërisë./GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...