Barazim në dy ndeshjet e Albi Mal Superligës - Gazeta Express
string(44) "barazim-ne-dy-ndeshjet-e-albi-mal-superliges"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 16:58

Barazim në dy ndeshjet e Albi Mal Superligës

Futboll

Gazeta Express

17/09/2023 16:58

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e javës së pestë të Albi Mall Superligës ku kemi parë dy barazim.

Ballkani është kthyer në shtëpi me një barazim që e mori në Klinë kundër Dukagjinit 1-1 derisa në Hajvali, Prishtina ka barazuar me Lirinë po ashtu me rezultat 1-1.

Lexo Edhe:

Dukagjini – Ballkani 1-1

Ballkani është dashur që të djersitet shumë për ta marrë një barazim në Klinë kundër Dukagjinit ku barazuan me rezultat 1-1. Dukagjini erdhi të goli i parë në minutën e 44 të pjesës së parë ku shënoi Mërlaku. Ballkani ishte një skuadër që e dominoi takimin në pjesën e dytë dhe golin e barazimit e shënoi në minutën e 72-të me anë të Berishës. Barazimi e ngrit në vendin e dytë Ballkanin me pikë të njëjta me Llapin derisa Dukagjinin në vendin e tetë me tri pikë. Dukagjini ndeshjen e radhës do ta luan kundër Fushë Kosovës në shtëpi kurse Ballkani do të udhëtojë në Çeki ku do të përballet me Viktoria Plzen, ndeshje kjo në kuadër të Ligës së Konferencës kurse të dielën e ardhshme do të luajë kundër Malishevës në shtëpi.

Prishtina – Liria 1-1

Edhe Liria ka arritur ta nxjerr një barazim kundër Prishtinës, në ndeshjen që u luajt në Hajvali. Prishtina shënoi gol në minutën e 34-të me anë të Kryeziut. Liria barazoi në pjesën e dytë ku në minutën e 79 shënoi Prins. Ky barazim e dërgon Prishtinën në vendin e katër në Albi Mall Superligë, derisa Liria tubon 6 pikë dhe është në vendin e 6-të. Prishtina në xhiron e radhës do të udhëton në Gjilan ku do të përballet me Dritën derisa Liria do të luan në shtëpi kundër Feronikelit. /GazetaExpress/