string(72) "baraliu-votimi-i-fshehte-duhej-te-propozohej-me-15-prill-tash-eshte-vone"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 8:44

Baraliu: Votimi i fshehtë duhej të propozohej më 15 prill, tash është vonë

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 8:44

Derisa sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në tentimin e dhjetë për të konstituuar organin më të lartë ligjvënës në vend, pas nëntë dështimesh të kaluara, çdo 48 orë që nga 15 prilli kur u mbajt seanca e parë, analisti Mazllum Baraliu, gjithë situatën në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur si një sjellje të papërgjegjshme, lojë betejash dhe akt i një teatri absurd.

Sipas tij, kjo krizë institucionale është artificiale, e panevojshme dhe e paarsyeshme.

Baraliu tha se votimi i fshehtë i cili u tentua të bëhej seancën e fundit në Kuvend për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit do të ishte shkelje në këtë fazë. Sipas tij, ajo duhej të caktohej më 15 prill.

“Edhe Kushtetuta edhe vendimi i Kushtetueses e përmend mundësinë e votimit të fshehtë dhe të hapur, por kjo është dashur të bëhej në fillim kur ka filluar në ditën e parë më 15 prill, është dashur të propozohej nga partia fituese, tash është vonë, tash nuk bën, është shkelje”, tha tutje ai.