Baraliu: Politikanët me deklaratat e tyre rreth konstituimi, po tentojnë të ndikojnë në Kushtetuese - Gazeta Express
string(97) "baraliu-politikanet-me-deklaratat-e-tyre-rreth-konstituimi-po-tentojne-te-ndikojne-ne-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 7:29

Baraliu: Politikanët me deklaratat e tyre rreth konstituimi, po tentojnë të ndikojnë në Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 7:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përsëritur qëndrimin e tij se edhe pa kompletimin e nënkryetarëve, Kuvendi tashmë është i konstituar.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka komentuar rreth debateve dhe deklaratave që po bëhen në lidhje me konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se polarizimi politik në vend ka arritur kulmin.

Sipas tij, politikanët kanë të drejt që të flasin, por jo që të paragjykojnë vendimet e Kushtetueses.

“Ka një polarizim të madh të klasës politike dhe të militantëve të saj. Ky polarizim ka arritur majat. Ajo që duhet ta kemi parasysh është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar,” ka thënë Baraliu për IndeksOnline.

Ai vlerëson se deklaratat e politikanëve mund të interpretohen si përpjekje për të ndikuar tek Gjykata Kushtetuese.

“Mendoj se duhet të heshtin të gjithë sepse Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që ata të heshtin. Nuk duhet të kemi paragjykime dhe militantizëm politik për të paragjykuar vendimin e Kushtetueses”, tha ai për IndeksOnline.

Baraliu kërkoi që klasa politike të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa tentuar të ndikojë në to me deklarata.