Baraliu për reagimet ndaj vendimit të Kushtetueses: Sjellje skandaloze të klasës politike, duhet të ndërpriten - Gazeta Express
string(108) "baraliu-per-reagimet-ndaj-vendimit-te-kushtetueses-sjellje-skandaloze-te-klases-politike-duhet-te-nderpriten"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 8:15

Baraliu për reagimet ndaj vendimit të Kushtetueses: Sjellje skandaloze të klasës politike, duhet të ndërpriten

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 8:15

Sot me fillim nga ora 11:00 pritet të nis vazhda e tentativave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese solli reagime të shumta nga akterët politik në vend, teksa edhe u kritikua nga partia më e votuar e zgjedhjeve të 9-shkurtit.

Sipas profesorit universitar, Mazllum Baraliu këto reagime duhet të marrin fund, teksa në emisionin “Gazeta”  thotë se sjelljet e tilla janë skandaloze.

Baraliu mes tjerash deklaroi se tejkalimi i afatit 30 ditor tregon për shkelje flagrante të Kushtetutës.

“Reagimet politike të subjekteve politike një vazhdim i avazit të vjetër të deritanishëm, mendoj se do duhej të ndërpriteshin nga të dyja palët menjëherë. Do duhej të reflektohej se çfarë është mjaftë është mjaftë. Janë të tepruara dhe kjo sjellje e klasës politike më shumë se e papranueshme është edhe skandaloze. Tejkalimi i afatit 30 ditor është shkelje flagrante e Kushtetutes”.