Baraclough vlerëson lartë Kosovën, por beson se Irlanda e Veriut do të marrë fitoren e parë nesër - Gazeta Express
string(96) "baraclough-vlereson-larte-kosoven-por-beson-se-irlanda-e-veriut-do-te-marre-fitoren-e-pare-neser"

Baraclough vlerëson lartë Kosovën, por beson se Irlanda e Veriut do të marrë fitoren e parë nesër

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 19:19

Ian Baraclough ka thënë se ai dhe skuadra e tij duhet të lënë pas rezultatet e qershorit dhe të fokusohen në arritjen e fitores së parë në Ligën e Kombeve.

Të shtunën, Irlanda e Veriut do të përballet me Kosovën. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park” – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në prag të kësaj ndeshje, Baraclough ka bërë thirrje që nesër stadiumi të jetë i mbushur me tifozë.

“Tifozët janë një pjesë e madhe e lojës sonë dhe unë mendoj se, kur ju keni turmën e plotë pas jush, kjo i ngre lojtarët dhe dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ te kundërshtari. Është e rëndësishme që ne të fillojmë mirë dhe është e rëndësishme që t’i ngremë tifozët nga vendet e tyre në këmbë dhe jam i sigurt se turma do të brohorasë drejt një fitoreje në shtëpi”, tha ai.

Tutje, përzgjedhësi i Irlandës së Veriut foli për Kosovën, me “Dardanët” që në “Fadil Vokrri” kishin triumfuar me rezultatin 3:2.

“Nuk kishte asgjë që ne nuk e dinim për Kosovën atje që na befasoi. Të gjithë lojtarët e tyre janë duke luajtur në nivelin më të lartë në ligat evropiane dhe si komb ata po ngrihen lart në renditje”, tha Baraclough, i cili pastaj shtoi: “Ne mendojmë se mund të marrim rezultatin që duam kundër tyre dhe mendoj se kemi një skuadër shumë më të fortë dhe më me përvojë në këtë lojë. Për mua këtë duhet ta tregojmë. Ne duhet të tregojmë përvojën tonë dhe të shuajmë kërcënimin sulmues që ata kanë dhe gjithashtu të impresionojmë me lojën tonë”.

Irlanda e Veriut është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kombeve.

“Fitorja e parë e Ligës së Kombeve është e rëndësishme për të gjithë. Ne e dimë se çfarë do të thotë Liga e Kombeve për ne në vitet e fundit, por, sigurisht, fitorja e ndeshjeve është e rëndësishme. Ne kemi folur për zhvillimin e lojtarëve, por ju gjithashtu duhet të fitoni në një fazë dhe kjo është në krye të mendjes sime”, tha trajneri anglez.

“Mendoj se kemi folur për këtë me lojtarët dhe ky duhet të jetë rezultati për ne. Nuk është mirë të zhvillohesh për të ardhmen dhe të mos jesh në gjendje të fitosh ndeshje. Para qershorit e kishim bërë këtë në ndeshjet që luajtëm në nëntor dhe mars, por qershori nuk ishte një muaj i mirë për ne. Ne duhet ta vendosim këtë në mendjen tonë tani dhe të presim me padurim për nesër mbrëma”, deklaroi 51-vjeçari. /Gazeta Express/