Gazetare: Elma Sylejmani
Rregullorja e re e hyri në funskion në 22 janar të këtij viti.
Përmes saj, ndërmarrja “Prishtina Parking” vendosi që tutje të operojë nga ora 07:00 e mëngjesi deri në orën 23:00, e jo deri në 19:00 siç ishte.
Veç kësaj, edhe dita e shtunë u bë ditë pushimi njëjtë si e diela.
Pot, për ndryshimin e orarit jo të gjithë prishtinasit janë të informuar.
VOX- nuk eshte e sigurt per orarin e dine që ka ndryshu po nuk e dine se cilat zona, orarin nuk e dine per vikend
“Nuk është i informum për te shtunën, gjatë javës e dine“
Krahas kësaj, banorët rezidentë kane nje tjetër problem.
“djali jem duhet me prit ka 1 ore gjys per me shiku me u liru ndonjë parking, se i zojnë kujt sja nin“
Kurse ne mungese te hapësirës, në disa zona, shoferet po detyrohen të parkohen larg vendit ku operojnë.
VOX
E nje qytetar tjetër hasi ne nje telash tjetër.
“një shok ju ka dergu mesazhe ton kohen edhe nuk ja kthejshin, ja kane mar kerrin, u anku se kane marr parasysh“
Për të gjithë këto pakënaqësi janë në dijeni edhe nga opozita komunale.
Besart Krasniqi, asamblist i LVV-së
“kemi pranu ankesa, duhet te krijohet parkingje pasi ka mungesa, do te mundohemi ti fusim prap ne rregullore edhe ankesat e qytetareve, prap rregullorja nuk eshte me e mira per qytetaret.”
Asamblisti opozitar shton se banorët rezident duhet të jenë prioritet.
Besart Krasniqi, asamblist i LVV-së
“per banoret rezident duhet te behet zgjidhje nga menagjmenti pasi ata duhet me qene priortitet, sa i përket mesazheve duhet patjetër te rregullohet teknologjia pasi qe dëmton banoret…”
Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga Ndërmarrja “Prishtina Parking” por të njëjtët nuk ishin të qasshëm./T7