Banorët e rrugës “Behar Begolli/Shkupi” në hall të madh: Dheu po shembet si pasojë e vendpunishtes, jemi në rrezik - Gazeta Express
string(110) "banoret-e-rruges-behar-begolli-shkupi-ne-hall-te-madh-dheu-po-shembet-si-pasoje-e-vendpunishtes-jemi-ne-rrezik"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 19:33

Banorët e rrugës “Behar Begolli/Shkupi” në hall të madh: Dheu po shembet si pasojë e vendpunishtes, jemi në rrezik

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 19:33

Të dielën redaksia e Gazetës Express ka pranuar një email nga banorët e rrugës “Behar Begolli/Shkupi”, të cilët kanë shprehur shqetësimin për shembjen e dheut si pasojë e një vendpunishte në afërsi të banesave të tyre, siç thonë ata. Shtuar faktin edhe të kushteve atmosferike në vend.

Në ankesën e dërguar në redaksinë e Express’it bashkë me pamje nga vendi i ngjarjes, banorët theksojnë se “distanca e rrëshqitjes nga objekti është zvogëluar në mënyrë alarmuese, tashmë kanë mbetur më pak se 5 metra. Dheu po shembet çdo ditë e më shumë dhe hyrja në garazha është pothuajse e bllokuar. Ekziston rrezik real që në mungesë të masave sanuese urgjente, të ketë pasoja serioze për sigurinë e banorëve dhe stabilitetin e objektit”, vijon ankesa.

Banorët theksojnë se “ndërtimi duhet të zhvillohet me standarde të sigurisë dhe me masa mbrojtëse që parandalojnë rrezikimin e jetës dhe pronës së banorëve”.

Në ankesë ceket se pavarësisht ankesave të banorëve nuk është marrë ndonjë veprim konkret nga institucionet përkatëse.

Pamje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement