Problemet e qytetarëve në Kosovë duket se s’kanë fund.
E me disa problem që do të duhej të mos ekzistonin fare po përballen banorët e lagjes “Fidanishte” në Pejë.
Të njëjtit ka 4 ditë që janë pa energji elektrike.
E për t’u bërë edhe më e vështirë si situatë nga dje këta banorë nuk kanë as furnizim me ujë të pijshëm.
Në redaksi e Gazetës Express, banorët kanë shprehur ankesat e tyre duke bërë të ditur se po u vështirësohet çdo ditë.
“Ne banorët e lagjen Fidanishte në Pejë ka 4 ditë që jemi pa energji elektrike, po na e vështirëson shumë funksionimin ditor në shtëpitë tona. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim karshi kësaj situate dhe sikur të mos mjaftonte kjo nga dje jemi edhe pa furnizim me ujë. Kërkojmë nga ju si media që ta publikoni këtë që të merret parasysh situata pasi jemi në hall”, u bë e ditur nga këta banorë.
E një situatë të ngjashme e kanë edhe shumë qytetarë në qytete të Kosovës, si shkak i mungesës së rrymës.